Friday, March 29

Ironizoi Luizin me Eduart Grishajn? Tan Brahimi sqaron videon virale

Tani Brahimi dhe Eduart Grishaj publikuan pak ditë më parë një video ku bënin shaka mbi raportin e Luiz Ejllit me tanimë kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin. Në video ish-banori i “Big Brother VIP” i thoshte regjisorit se ai ishte Benet Beci i tij.

Kjo video nuk u prit dhe aq mirë nga të gjithë me një pjesë të fansave të Luizit që e morën si tallje ndaj tij dhe veprim jo të bukur. Gjithsesi, konteksti ishte tjetër dhe e ka treguar vetë aktori.

I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, Tani rrëfeu:

Nuk ka qenë tallje, ka qenë humor. Sepse Luizi tha se Beneti e ka ndihmuar në ditët e tij më të vështira, dhe Eduarti ka bërë të njëjtën gjë me mua. Më është gjendur pranë kur kam patur më tepër nevojë.”