Wednesday, April 17

“Doje të të puthja…”, Krist Aliaj bën deklaratën shokuese për Zhaklin Lekatarin! (VIDEO)

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Gjatë një loje, ku Kristi duhet të fitonte pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të. Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e ka pranuar këtë.

Zhak do më falësh, por ti më ke favorizuar se doje të të puthja dhe ta coje më tutje…