Friday, April 19

Luizi poston një foto, gjithë vëmendjen e merr…

Duke qenë se ishin mësuar që ta shikonin në çdo moment në “Big Brother VIP 2”, fansat e Luiz Ejllit presin me padurim që ai të bëjë një postim në profilin e tij në “Instagram” që të marrin vesh ndonjë gjë për të.

Ditën e sotme, fituesi i këtij edicioni të BB VIP ka ndarë me mijëra ndjekësit një foto të tij dhe gjithë vëmendjen e mori shkrimi, ku si gjithmonë ai shkruan diçka me humor.

“Foto si jashtë shtetit”, ka shkruar këngëtari i dashur për publikun bashkëngjitur me pozën në fjalë.

Kaq është dashur që fansat e tij të shpërthejnë në pëlqime dhe komente. Sapo Luizi të postojë diçka në “Instagram”-in e tij, çfarëdo që të postojë, do të marrë menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente.