Friday, March 29

Organizoi dasmën e Luizit dhe Kiarës, Armand Peza tregon detajet: Kam bërë një faj…

Themeluesi i “Geraldina Sposa”, Armand Peza, ishte sot i ftuar në studion e “Live from Tirana” në Top Albania Radio. Peza realizoi në tërësi organizimin e dasmës dhe sigurisht fustanin e Kiara Titos.

Pjesë nga intervista:

Si ishte e gjithë kjo ndjesi për të?

Një dasmë e bukur, je në trysni kohe sepse nuk të japin orientime, vetëm javën e fundit u vendos pasi u mor miratimi i Luizit dhe Kiarës. U bën gjërat shumë shpejt, brenda një jave u realizua i gjithë ai event. Erdhi bukur edhe në brendësi, protagonistët sigurisht e shijuan, ne mbetem të kënaqur, morëm komplimente dhe falënderime. Elvana ishte qershi mbi tortë, ishte atmosfera.

Detaji i personalizuar në vellon e Kiarës?

Ishte diçka e personalizuar, ne së fundmi po e fusim si trend. Ky ishte rasti më i mirë për ta lançuar. Ato që e personalizojnë eventin janë pikërisht këto detaje sepse kjo vello paloset, futet në sirtar dhe u tregohet fëmijëve në të ardhmen. Kam bërë një faj që do ta rrëfej tani. Kam fjetur, më ka zënë gjumi në 3 Prime.

Të nesërmen njerëzit kërkonin konfirmim, mendonin se unë dija çdo gjë aty brenda. Unë merresha me eventet në prapaskenë të BBV por kjo nuk më bën mua të brendshëm, ne lajmëroheshim në momentet e fundit dhe organizimi ishte shumë i vështirë. Nuk dije të jepje përgjigje.