Friday, April 19

“George Soros ‘e urren njerëzimin’”

Elon Musk ka nisur një seri goditjesh të papritura në rrjetin Twitter ndaj financierit miliarder amerikan George Soros, i cili është gjithsesi objekti kryesor i teorive antisemite të konspiracionit, duke e akuzuar aktivistin politiko shoqëror se në fakt e urren njerëzimin, ndryshe nga aktiviteti filantropik që pretendohet se bën.

Në komentet e Musk nuk përmendet origjina hebreje e miliarderit por gjithsesi kreu i Tesla i kritikua për retorikën e cila mund të shumëfishojë sulmet ndaj Soros.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi u mësua se Soros ka shitur një pjesë të vogël aksionesh biznesi që zotëronte te kompania Tesla.

Në një koment në rrjetin e tij tweeter, Musk e krahasonte Soros me antagonistin kryesor në filmin X-Men, Magneto, i cili ashtu si Soros raportohet se është i mbijetuar nga holokausti, shkruan rrjeti amerikan CNN.

Kur një komentues në Tëitter mbronte Soros duke thënë se “ka qëllime të mira”, Musk ishte përgjigjur, “Të duket ty se janë qëllime të mira, por në fakt nuk janë. Ai kërkon të çmontojë natyrën e civilizimit tonë. Soros e urren njerëzimin.”

Jonathan Greenblatt, i grupit monitorues anti-racizëm Defamation League, tha se komentet e Musk “i japin zë ekstremistëve.”

“Soros komentohet shpesh nga e djathta ekstreme si burimi problemeve shoqërore e ekonomike të botës,” Greenblat shkroi. “Ndërsa Elon Musk, cilado qofshin qëllimet e tij, po ushqen këtë segment — duke e krahasuar atë me një krye-antagonist hebre, e duke pretenduar se Soros ‘urren njerëzimit’ — kjo i jep zë ekstremistëve që krijojnë teori anti-hebreje dhe si rezultat i sulmeve ndaj Soros e hebrejve.”

Në përgjigje të komentit Greenblatt, Musk u kundërpërgjigj me ironi. “Ej, mos më fol me fjalime njollosjeje, ndërsa organizata jote duhet të quhet e anasjellta e saj që është”.

Në një intervistë me rrjetin CNBC Musk mbronte komentet e tij duke thënë se nuk i interesonte nëse zemëroheshin klientët e Tesla apo reklamuesit në Twitter.

92 vjeçari Soros, është shpesh objektiv i teorive te konspiracioni nga e djathta ekstreme, e cila e akuzon se kërkon të instalojë qeveri marksiste në të gjitha vendet e botës nën petkun e partive të “së djathtës liberale”.

Soros është kontribuesi kryesor i kauzave liberale si aborti, LGBT, anti-racizmi, emigracioni, dhe ka kontribuar me qindra miliona dollarë për partinë dekorate në SHBA.

Por politikat e tij i kanë hapur probleme me politikanë si hungarezi Viktor Orban, i cili i ka ndaluar aktivitetin në vendin e lindjes së Soros, Hungarinë.

Ndërsa Musk, i cili ka rreth 140 milionë ndjekës në Twitter shpesh përmend ide të ekstremit të djathtë apo ato që njihen si teori konspiracioni, në atë që kritikët quajnë tentativa për zgjerim të popullaritetit.