Friday, April 26

‘Ish i dashuri më ka rrahur me doreza boksi’, rrëfimi tronditës i banores së Big Brother VIP

Banorja e Big Brother VIP Kosova e tashmë finaliste, Xhuli ka treguar së fundmi për dhunën që ka ushtruar ish i dashuri ndaj saj. Gjatë një bisede me Edonin, Xhuli ka treguar se ishte 26-27 vjeç kur u dashurua me një djalë dhe shkoi në Londër. Aty Xhuli nisi ta njihte më mirë djalin me të cilin u dashurua dhe zbuloi se ai ishte i dhunshëm.

'Ish i dashuri më ka rrahur me doreza boksi', rrëfimi

Rrëfimi i Xhulit: Kam qenë shumë e dashuruar një kohë kur isha 26, 27 vjeç. Me një djalë që e njihte Stresi, ish-të dashurin tim. Vendosa që pas një viti të udhëtonim të bashkëjetonim. Unë vendosa që të shkoj në Londër. Kur vendosa të shkoj në Londër e shita makinën, motorin, shtëpinë e vura me qira, ia fillova prej zeros. Ai e kishte shtëpinë me një shok të vetin se atje janë shumë shtrenjtë, një dhomë ky, një dhomë ai.

Një shtëpi e çuditshme për nivelin tim, pastaj pa makinë. Më pas filluan problemet unë nuk i kam vënë re duke kaluar, por kur bashkëjeton i vëren problemet çfarë ka. E njeh mirë. Ia nisa me pas frikë, kur kishim debate kisha frikë se ishte i dhunshëm. Ishte një moment që e gjeta veten në një dhomë sa i bëra 28 vjeç, ia nisi prej debatit shumë të vogël ishte e hënë atë ditë kurrë nuk e harroj për një gjë shumë të vogël. Për dy vjet lidhje u bëra një Xhul krejt tjetër. Eskaloi situata aq shumë, isha me një qoshe dhe e pashë veten në një moment ai duke më rrahur me doreza boksi. Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *