Thursday, April 25

Nëna Leta ka dy fjalë për Luizin pas dasmës me Kiarën

Kiara dhe Luizi u martuan mbrëmjen e djeshme në një ceremoni emocionuese, ku mes të ftuarve ishte dhe gjyshja e moderatores, nëna Leta.

Në një intervistë për “E Diell”, ajo ka thënë se është shumë e lumtur që Kiara dhe Luizi u martuan, teksa zbuloi se i kishte përgatitur dhe taqebapin, ushqimin e preferuar të këngëtarit që ta priste në shtëpinë e saj.

“Jam shumë e gëzuar, shumë e lumtur që ata si çift përfunduan bashkë. Edhe ju uroj një jetë sa më të lumtur. Të dy e duan njëlloj njëri-tjetrin. Luizit do i gatuaj çfarë të doje. Ai ka qef tasqebapin, unë ja kam bërë gati, e kam në frigorifer. Krevatin ja kam rregulluar, për Perandorin.“- tha ajo.