Friday, April 26

“Kiara Tito ma ka nxirë”/ Deklarata e fortë e Arbër Hajdarit

Arbër Hajdari ka dhënë opinionet e tij të fundit për këtë “Big Brother”, gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme.

Ai u shpreh se rifutja e 4 banorëve në “Big Brother” më shumë i ka penalizuar sesa i ka favorizuar, sidomos rifutja e Kiarës dhe Efit.

Arbër Hajdari: Unë mendoj që rifutja e katër banorëve brenda shtëpisë mori më shumë për keq, mesa ka parë unë, sesa për mirë. Katër banorët që u rifutën, pak më shumë Efi dhe Kiara.

I pyetur se kush banor ia ka ‘nxirë’ më shumë në këtë “Big Brother, Arbëri i shpreh Kiara sepse nuk ka marrë asnjë argumente nga ajo.

Elio: Banori që ta ka nxirë më shumë?

 

Arbër Hajdari: Kiara. Kiara për shkak se nuk marr dot kurrë argumentim për atë që pres.

 

Elio: Sa të ka kushtuar veshja sot sepse të shoh super shik.

Arbër Hajdari: Me thënë të drejtën, vëllai jot nuk ia ka idenë fare të kostumeve, është një bashkëpunim që kemi me Top Channel, ku marrim rrobat dhe i rikthejmë sërish.