Thursday, April 25

Fituesi i Big Brother VIP 1, Ilir Shaqiri jep mendimin e tij në lidhje me fituesin e këtij viti!

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Në një lidhje telefonike në emisionin Big Brother LIVE në Radio mbrëmjen e kaluar ishte edhe Ilir Shaqiri, i cili na rikujtoi emocionet e tij si fitues i “BBV1”. Ai ka qenë finalist së bashku me Donald Veshaj në edicionin e kaluar të këtij spektakli, ku çmimin e parë e rrëmbeu Iliri.

 

A po e ndjek natën finale sot?

 

Jo, sepse jam në një event baleti në Katania por sa kisha mundësi hyja nëpër portale për të parë se çfarë ndodhte.

A e parashikoje Kristin dhe Luizin si finalistë të fundit?

 

Fantastike po kam besuar gjithmonë se dy personat që mund të krijonin një farë sfide ishin këta të dy. Ajo që thashë edhe kur hyra në darkë te shtëpia është mënyra sesi ata e prezantuan veten e tyre dhe letrat e karakterit të tyre të debatit, dy karaktere të ndryshme nga njëri-tjetri.

 

Kur u fute përsëri në shtëpi çfarë ndjesie përjetove?

Ajo shtëpi është dhe do të mbetet një ndër eksperiencat më të paharrueshme të jetës sime. Unë nga ajo shtëpi nuk do kisha dalë me asnjë lloj pengu dhe këtë mendoj se po bëjnë edhe ata pas 123 ditëve besoj. Ka persona që veten dinë ta shpalosin shumë mirë që në fillim dhe ka persona që presin situata për të treguar veten e tyre. I vetmi që ka ditur ta tregojë veten me të mirat dhe të këqijat e tij është Luizi.