Thursday, March 28

“Jam djali më me fat në botë”/ Luizi dhe Kiara japin intervistën e parë si burrë e grua

Duke folur për TAR pas marrjes së çmimit të madh, Luizi fjalët e tij të parë si fitues ia dedikoi pikërisht partneres së tij, Kiara Titos.

“Jam djali më i lumtur në botë, më i bekuar në botë. Kam vajzën më të bukur në botë”, u shpreh Luizi.

Ndërkohë që Kiara foli e emocionuar duke thënë se tashmë i presin shumë gjëra të bukura së bashku. “Gjëra shumë të bukura na presin”, tha Kiara.

Çifti tregoi se gjëja e parë që do të bëjnë pas martesës është të qetësohen vetëm në shtëpi në një vend pa kamera.