Friday, April 26

“Ja luanesha”/ Olta poston videon me Luizin: Do isha në finale me të dhe nuk..

Mbrëmë para se të shpallej fituesi, Luizi shprehu vlerësimet e tij për aktoren e njohur, ku u shpreh:

“Një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tim dhe e faktit që jam sot këtu është Olta Gixhari”.

 

Pas shpalljes së këngëtarit fitues të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ata janë takuar në festën e madhe të bërë në shtëpi.

 

Olta madje ka publikuar një video në “Instastory”, ku i drejtohet duke i thënë “fol diçka tani”.

“I thashë mos e braktis lojën dhe do isha në finale me të. Nuk do dihej kush e fiton. Po i thashë mos e le. Ja luanesha”, thotë Luizi.