Sunday, April 14

Sot finalja e madhe e Big Brother Vip! Kush do ta fitojë mes Luizit, Efit, Deas dhe Kristit?

Sot është nata finale e edicionit të dytë të Big Brother Vip. Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi janë katër konkurrentët finalistë, ku një prej tyre do të marrë sot çmimin e madh.

Luizi u shpall finalisti i parë në një përballje me Dean, më pas u shpall Efi dhe Dea Mishel si më të votuarat e publikut, ndërsa finalisti i fundit u shpall Kristi në një përballje me Nitën dhe Qetsorin.

Përveç Efit, tre finalistët e tjerë janë futur në shtëpi që në fillim duke arritur deri më tani 127 ditë brenda. Efi u rikthye në shtëpi për të dytën herë.

Kjo finale premton emocione dhe surpriza të shumta, përfshirë këtu dasmën mes Luizit dhe Kiarës.

Kush do të fitojë çmimin e madh?