Friday, April 19

I rrethuar nga balerinat, Luizi ka diçka për t’i thënë Kiarës

Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një festë beqarie për Luiz Ejllin. Situata në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është bërë mjaft e ‘nxehtë’ pasi të pranishme ishin edhe disa balerina.

Në festën e Luizit nuk munguan as disa prej ish-banorëve si Qetsori, Sabiani, Gerti, Ronaldo, Lorenci dhe Beati.

E teksa këngëtari ka kërcyer dhe shijuar pafund festën e organizuar posaçërisht për të, ai nuk ka ndenjur pa përmendur partneren e tij, Kiara Tito.

“O Kiara, o yll, o jetë, dektë Luizi për ty, vdeksha unë për ty”, thotë Luizi para kamerave.