Wednesday, April 24

Mikela zbulon çfarë i ka thënë Luizi para se të eliminohej nga BB VIP

Mikela Pupa ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku komentoi pak edhe lojën e Luiz Ejllit.

Sipas saj, Luizi është një personazh shumë i këndshëm dhe ka bërë show brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ish-banorja shtoi se Luizi ka bërë personazh këdo që ka sulmuar.

“Unë kur kam qenë në shtëpi, kam qenë shumë herët, kur ndodhi edhe ai vrulli i madh i Luizit. Ditën që kam dalë kam pasur një shok të paparë. Dola ditën e protestës, nuk e kuptoja si ishte gjithë kjo turmë aq e afeksionuar. Se brenda dhe jashtë janë shumë ndryshe gjërat.

 

Ti nuk arrin ti perceptosh siç janë jashtë, je më e kufizuar, shikon më pak gjëra se sa mund të shikosh nga jashtë. Por kur kam parë Luizin si spektatore jam argëtuar pafund me thënë të drejtën.

 

Ka bërë show. Edhe brenda është shumë i këndshëm nëse nuk të sulmon. Në momentin që të sulmon pastaj nuk është fare i këndshëm.

Ai ka pasur njerëz që i ka dashur aty brenda. Mbaj mend atë ditë që isha në nominim, ditën e Prime-t që do dilnim ka ardhur për të rregulluar mikrofonat dhe më ka thënë ‘të kam shumë xhan dhe nuk dua të dalësh ti sot’.

 

E ka pasur atë empatinë por ka qenë shumë i ngurtë dhe nuk donte ta tregonte në asnjë moment. Gjente mënyrën duke të të sulmuar për të të ngritur ty sipas Luizit, dhe ka funksionuar. Me këdo që e ka bërë, e ka bërë personazh”, tha Mikela.