Saturday, April 20

“Nuk u lodh hiç”/ Luizi ua thotë troç Ilirit dhe Donaldit: Nuk kam qenë fans i juaji, më pëlqente…

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, dy ish-finalistët e edicionit të parë të “Big Brother VIP” hynë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të darkuar me katër finalistët.

Ashtu siç ka bërë thuajse me të gjithë, Luizi ftoi edhe Donaldin dhe Ilirin në dasmën e tij, të cilën pritet ta bëjë kur të dalë jashtë me Kiarën.

Ai i tha dy djemve se ata nuk kanë nevojë për ftesë, pasi dihet që janë të ftuar. Finalistët dhe ish-finalistët nuk lanë pas edhe bisedat për lojën.

Donaldi dhe Iliri thanë se “Big Brother” i këtij viti ka qenë shumë i ndjekur, njësoj si vitin e kaluar kur garuan ata të dy.

Ndërkohë teksa po komentonin edicionin e vitit të kaluar, Luizi ua tha troç atyre se nuk ka qenë fans i asnjërit prej tyre.

“Unë nuk kam qenë fans as i yti dhe as i Ilirit për hir të së vërtetës. Kam qenë mbështetëse e një goce aty brenda, finaliste, Beniada. Më pëlqente. Pa bërë asnjë gjë, Beniada në finale, krejt si Dea. Prandaj e doja, nuk u lodh hiç. Çohu, ha, pi, rri, futja dy batuta, kot ngatërro fjalët. Kot, kot doli në finale. Ju debatoni, grupe, prej një dege thoshte ky, ky tjetri le se e di unë”, tha Luizi.