Friday, April 19

Dea ka puthur në buzë 7 banorë/ Kristi shpreh dëshirën: Po mua pse jo?

Luiz Ejlli shprehu mbrëmë dëshirën për të puthur Donald Veshajn, pasi i tha se i kujtonte Kiara Titon duke pirë cigare.

Mes të qeshurave, aktori çohet në këmbë dhe i thotë me shaka ‘hajde’, por këngëtari thotë ‘jo’ se pastaj ju shtohen puthjet se deri më tani janë 16 puthje në buzë që janë dhënë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nga këto puthje, vetëm Dea Mishel ka dhënë 7 prej tyre. Teksa po thoshte emrat e banorëve që ka puthur në buzë, Krist Aliaj ndërhyn dhe pyet: “Si s’më ka puthur mua?”.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Jam bërë me e puth se po pi si Kiara

Donaldi: Vërtetë? Hajde

Luizi: Jo, se na thonë janë 16 puthje, se kemi numëruar sot sa herë janë puthur banorët. Na e quajnë edhe këtë, 15 puthje kemi në shtëpi

Luizi: Shtatë puthje veç kjo, shtatë banorë ka puthur veç Dea në buzë

Dea: Mund të kenë qenë më shumë, por nuk i mbaja mend të gjitha

Luizi: Numëroj njëherë

Dea: Tea, Amos, Olta, Keisi, Nita, Ronaldo…

Kristi: Lind pyetja si s’më ka puthur mua?

Luizi: Po e përdor si kartë të fundit për të fituar çmimin

Dea: Kristi mos po flirton me mua?