Thursday, April 25

Pas Kiarës, Luizi vendos se për kë do e bëjë këngën e radhës/ I habit të gjithë

Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë surprizuar mbrëmë nga dy të ftuar specialë. Dy finalistët e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, kanë kaluar disa orë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë kësaj darke, Luizi u shpreh se pasi të dalë nga shtëpia e BB VIP, dëshiron që të shkojë tek Elgit Doda dhe të bëjnë këngën e dytë.

Këtu ndërhyn Iliri dhe e pyet se për kë do të jetë dedikim, prapë për Kiarën? Këngëtari i njohur u shpreh varet, pastaj me ironi tha emrin e Teas.

Kujtojmë se Luizi ka disa ditë që thotë se personi që nuk i pëlqen aspak dhe se i duket antipatike, është pikërisht ish-banorja, Tea Trifoni.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Të bëj një këngë tek Elgiti

Donaldi: Të ta them unë si është

Luizi: Një këngë që ta bëjmë me qetësi. Të shkoj në studio, të marr cigare, këmbë mbi këmbë…

Iliri: Për kë do ta këndoje?

Luizi: Varet, se di

Iliri: Prapë për Kiarën?

Luizi: Jo, mund ta këndoj për Tean