Friday, April 19

Nëse nuk e fiton, si do ndihesh? Luizi shkrin së qeshuri banorët: Si m*t

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë rikthyer mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të surprizuar katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Gjatë kësaj darke u bisedua edhe për fituesin e mundshëm të BB VIP 2, ku Luiz Ejlli duket se është i sigurt që do e marrë çmimin e madh.

Gjithashtu Dea Mishel donte të dinte se si Iliri dhe Donaldi e përjetuan në fillim daljen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Balerini i njohur tha se nuk ka pasur ndonjë problem, ndërsa aktori shtoi me shaka ‘250 euro seanca e psikologut’.

Më pas Donaldi i pyeti katër finalistët nëse kanë takuar ndonjëherë psikologun gjatë qëndrimit në BB VIP dhe Luizi e Dea thanë ‘po’.

E këtu ndërhyn Iliri, i cili ngacmoi Luizin dhe e pyeti ‘se si do ndihej nëse nuk do të fitonte?’.

Këngëtari i njohur u përgjigj shumë shkurt ‘si m*t’, duke shkrirë të gjithë së qeshuri.

Iliri pastaj i tha se kjo mund të ishte pyetja e psikologut, por Luizi tha se nuk ja kanë bërë këtë pyetje.