Thursday, March 28

“Një dolli për gjithë atë që keni kaluar këtu”/ Luizi ngacmon Donaldin: Po të kishe mbajtur këtë…

Katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë pasur mbrëmë dy të ftuar specialë. Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë shkuar për një vizitë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke surprizuar Luiz Ejllin, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj.

Teksa u ulën në tavolinën e vendosur jashtë në oborr, Donaldi ngriti në dolli për 4 banorët që kanë ngelur tashmë në shtëpinë e BB VIP.

“Një dolli për gjithë atë që keni kaluar këtu, se unë e di se sa e mundimshme është, sidomos njerëzit që janë hedhur. Ju nuk jeni hedhur të katërt shumë, në sensin që janë përfshirë, janë rrezikuar. Bravo ju qoftë për sakrificën që keni bërë dhe unë e di që nuk është e thjeshtë. Të vini deri në këtë pikë, lojë nervash. Shpresoj t’ju gjejnë gjëra të bukura jashtë, unë e di që do ketë gjëra të bukura”, tha Donaldi.

Ndërkohë duke qeshur Luizi ia pret: “Po të kishe mbajtur këtë fjalim kur ke qenë në konkurrim, do e kishe fituar vjet”.