Friday, April 26

Kë sheh si fitues të BB VIP 2? Zhaklin Lekatari: Një njeri manipolues apo ai që do të…

Opinionistja e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka komentuar disa nga momentet më pikante që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E sigurisht që gjatë kësaj interviste, ajo është pyetur edhe në lidhje me banorin që do të fitojë çmimin e madh më 6 maj, kur do të mbahet finalja BB VIP 2.

“Nuk e di çfarë do të thotë ekzaktësisht të jesh fitues i BBV. Në këtë shoqëri kaq konsumiste nuk e di kush duhet ta fitoj, një njeri manipulues apo ai që do të tregojë vlerat qytetare. Është ana antropolgjike dhe ana e audiencës, pra se kë do publiku”, tha Zhaklin Lekatari.