Friday, April 26

Luizit i kujton Jorin…/ Katër finalistët komentojnë mollët dhe qenin: Do të të nxjerr në date… (VIDEO)

Dy imazhet e radhës që u shfaqën në monitor, ishin mollët dhe një qen. Për të parën, Luiz Ejlli u shpreh se i kujtohet Dea Mishel kur bën “smoothie” dhe Jori Delli kur fitoi konkursin për foton më të bukur, ku ajo pozoi me një mollë në dorë.

Dea tha se mollët i kujtojnë shoqen e saj të ngushtë Arditën, e cila i preferon shumë mollët. Efi Dhedhes e lidhi imazhin me shprehjen “Një mollë në ditë, largon doktorin”.

Ndërsa Krist Aliaj tha se pamje i kujton mollët e kalbura që hidhen në kosh, kur nuk i ha askush.

Ndërsa për qenin, Luizi tha se ndërmend i vjen qeni i tij që e ka patur emrin Malu, që e zuri korrenti te pompa e ujit.

Edhe Dea tha se kujton dy qentë e saj që i ka patur në fshat, Anjën dhe Mian. Efi u shpreh se imazhi u dhuron paqe dhe ndjesi shumë të bukura.

Ndërsa Kristi tha se ai nuk ndihet rehat pranë një qeni. Dea Mishel tha se ku ata të dalin jashtë, do e “detyroi” Kristin ta dojë qenin.

“Do të nxjerr në date me qen, do të të detyroj ta duash”, i tha Dea Kristit duke qeshur.