Flasin për fituesin, Luizi-Efit: Nëse Arbana thotë emër tjetër, uaa…/ Më mirë të më dal i katërti

Flasin për fituesin, Luizi-Efit: Nëse Arbana thotë emër tjetër, uaa…/ Më mirë të më dal i katërti

Teksa katër ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother, Luizi bisedoi me banorët për 6 majin.

Ai tha se në momentin kur moderatorja e emisionit Arbana Osmani, do ketë zarfin në dorë, ai do humbasë 20 kilogramë nga stresi. Duke folur me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë. Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, ai nga inati nuk do e urojë as fituesin.

Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë. Të katërt finalistët për një arsye apo një tjetër mendojnë se vetë ata do jenë fitues të këtij edicioni.

Do jetë publiku ai i cili do vulosë përfundimisht se cilin prej 4 finalistëve, do të shpallë fitues të këtij edicioni të dytë.

Luizi: Për Zotin, më mirë të dal i katërti sesa i dyti.

Efi: Të ikën truri ëë?

Luizi: Më mirë që nxirr të katërtin. Të thotë emër tjetër, uaaa!

Efi: E di çfarë kam frikë tek ty? Je aq emocional dhe inatçi, saqë po të jenë dy veta dhe të thotë emrin tjetër, ti as që ke për ta uruar fare.

Luizi: S’dua ta mendoj fare atë moment. Më mirë të më nxjerrin të katërtin dhe iki direkt, bëni çfarë të doni.

Efi: Atë hall kam tek ty, kur të dalë fituesi tjetër, do mërzitesh shumë.

Luizi: Dua të dal i katërti. O i katërti o i pari.

Big Brother VIP