Thursday, April 25

Nga fëmijëria te telefonata e fundit me babain/ Rrëfimi drithërues i Luizit

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ka rrëfyer momentet e tij më të vështira në jetë, nga problemet ekonomike që është përballur, fundi i lidhjes me Megi Topallin dhe telefonata e fundit me babain, pak orë para se ai të ndërronte jetë në dhjetor të vitit 2022.

Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP 2” u shfaq linja e jetës së Luizit, i cili mes lotësh rrëfeu se ka tentuar t’i japë fund jetës pasi u nda nga ish-partnerja, pas 10 vitesh që bashku dhe ngeli pa punë.

Luiz Ejlli tregoi se hoqi dorë nga muzika pasi “mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë, u dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha”.

 

Por theksoi se gjithçka mori fund pasi u kthyen nga Franca dhe po jetonin së bashku në Tiranë.

 

“Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund. E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sediljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër”, tregoi ai.

Ai rrëfeu se teksa po përpiqej të ringrihej i mbyllën zyrën noteriale dhe ngeli pa punë, e njerëzit që i besonte nuk e ndihmuan,

 

“Ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës”, tregoi Luiz Ejlli.

 

Këngëtari zbuloi edhe telefonatën e fundit me të atin në 24 dhjetor 2020.

dukej sikur po humbja gjithçka, derisa më erdhi një telefonatë për t’u futu në BBV. Në ato momente po mendoja të shpërngulesha në Amerikë, e vendosa dhe thashë ‘le të jetë gara e fundit në jetë që kam”. Kur hyra lashë edhe punën, lashë disa borxhe për shkak të pamundësive ekonomike që kisha. Kam arritur të perceptoj që jashtë ka njerëz që dinë të dalin, siç isha në momentin më kritik në këtë lojë. Tani është momenti që të bëj zgjedhjet e duhura dhe të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri sepse e dua këtë vend.

 

Atyre njerëzve që më paragjykuan, nuk besuan tek unë dhe ma kthyen shpinën, mund t’i them që këto lot nuk janë për ju, por për zgjedhjet e gabuara që kam bërë.

 

Unë jam këtu dhe ju po më shikoni nga shtëpia, ju them ‘ja dola”. Kur të dal nga këtu do e vazhdoj ëndrrën aty ku e lashë, atë për të cilën kam lindur, këngën dhe muzikën.