Thursday, April 25

“Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe…”/ Luizi rrëfehet

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka rrëfyer momentet e tij më të vështira në jetë, nga problemet ekonomike që është përballur, fundi i lidhjes me Megi Topallin dhe telefonata e fundit me babait, pak orë para se ai të ndërronte jetë në dhjetor 2022.

Në linjën e jetës së tij, Luiz Ejlli ka rrëfyer momentet e tij më të vështira që nga fëmijëria e deri sot. Me lotësh, këngëtari i njohur ka rrëfyer se si ka tentuar t’i japë fund vetes, në një moment ku e ka ndjerë veten në vështirësi.

Luizi ka treguar edhe se si është ndarë nga vajza e Jozefina Topallit pas 10 vitesh lidhje dhe ngeli pa punë.

 

Ejlli tregoi se hoqi dorë nga muzika pasi “mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë, u dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha”.

 

Por theksoi se gjithçka mori fund pasi u kthyen nga Franca dhe po jetonin së bashku në Tiranë.

Ai rrëfeu se teksa po përpiqej të ringrihej i mbyllën zyrën noteriale dhe ngeli pa punë, e njerëzit që i besonte nuk e ndihmuan.

 

 

“Kur u ktheva në Shqipëri njohja një vajzë që krijova lidhje, zgjati 10 vite. Gjatë kësaj kohe shkova në Francë, kam punuar në ambasadën shqiptare, e dija që po lija diçka të madhe që e kisha krijuar po hoqa dorë sepse mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë. U dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha, ëndrrën time, U ktheva në Shqipëri, fillova punën në profesion si noter në Tiranë. Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund.

E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sendiljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër.

 

Gjeta një shtëpi me qira dhe fillova avash-avash tu u ngrit derisa vendosën të ma hiqnin licencën me pretekstin se e ke marrë në mënyrë të padrejtë dhe ngela mes 4 rrugëve. Nuk lashë njeri pa i kërkuar ndihmë dhe askush nuk e vrau mendjen. Aty kuptova që një pjesë e madhe e personave që kisha rreth vetes ishin për interes, ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës.

 

Kisha inat me veten, si arrita të besoj këto njerëz që mendoja se i kisha të afërt dhe më donin.

 

Kur i humba të gjitha shpresat mu kujtua një person në Shkodër dhe më ndihmoi të futem në punë”, rrëfeu Luiz Ejlli.