Friday, July 19

Luizi u bë viral duke kërcyer me këngën e Noizy-t, reagon reperi: O çapaçul, ta dish ti…

Noizy më datë 7 prill ka publikuar albumin e ri, që si asnjëherë më parë erdhi me jo pak por plot 22 këngë, të rrymave e stileve të ndryshme Love Story/Gansta/Club/Reggea/AfroBeat. Shumë bashkëpunime, me producentë e këngëtarë të suksesshëm. Tekstet e të 22 këngëve Noizy i ka shkruar të gjitha vetë ndërsa për muzikën ka bashkëpunuar me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë. Bashkëpunimet me këngëtarët do të jenë të shumta siç është ajo me Yll Limanin, Mc Kresha, Varrosin, Stinen, Elvana Gjatën, Raf Camorra-n, etj.

Një nga këngët e këtij albumi ishte dhe “Jena Mbretër 2”, këngë që u bë fillimisht virale në rrjet ende pa u publikuar e plotë. Refreni i kësaj kënge na sjell ndërmend gjithashtu dhe Luiz Ejllin, i cili i u bë shumë viral me të dhe një kërcim që bënte në shtëpi. Gjë që edhe Noizy e përkrahu duke e publikuar në Instagramin e tij.

Nga ana tjetër, fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe diçka të tillë e ka kërkuar edhe vetë Luizi. Së fundmi, Noizy ka publikuar një video të Luizit duke kërcyer me këngën “Jena Mbretër 2” dhe shkruan krah saj:

O çapaçul, ta dish ti sa viral je bërë me këtë këngë! Fitore!

Luizi u bë viral duke kërcyer me këngën e Noizy-t, reagon