Friday, April 19

“Je kaq i shëmtuar”/ Luizi debaton me Dea Mishelin: Ti je gropë, je…

Debati mes Luiz Ejllit dhe Dea Mishel për situatën e Nita Latifit agravoi më shumë, ku këngëtari e quajti Dean manipuluese e ndërsa ajo e quajti të shëmtuar.

Ai u shpreh se ajo manipulon, duke mbajtur anën e Krist Aliajt për të ‘goditur’ Nitën.

Dea Mishel tha se ai nuk i sheh dot njerëzit kur janë mirë dhe kërkon gjithmonë që ata të ndihen keq ose t’i shoh duke qarë.

Ajo shtoi se qëllimi i tij është që Nita të mërzitet e të kërkojë të dalë.

“Ti je e shëmtuar. Të dy të shëmtuar. Ti je gropë, je manipuluese, ta them në sy. Mban anën e tij dhe i bie kësaj”, i tha Luizi Deas.

Kjo e fundit i tha se ai ka 4 muaj që nuk heq dorë nga lojërat e shëmtuara që të dobësojë njerëzit që të dalin vetë.