Wednesday, April 17

“Opinionistja mbante tërë kohën anën e tij”/ Shpërthen Luizi, për kë e ka fjalën

Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur duke komentuar opinionistët e “Big Brother VIP”.

Luiz Ejlli është i mendimit se ata duhet që të jenë të ftohte në opinionet e tyre, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh gjithmonë.

Madje ai riktheu në vëmendje edhe opinionisten e edicionit të parë të BB VIP, ku sipas këngëtarit, ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës anën e një banori.

“Jena fiks si vjet. Vjet ka qenë një opinionist X person, nuk po jap emër që ka mbajtur anën e një banori, gjithë kohës”, tha Luizi.

Teksa Krist Aliaj tha se nuk e di, Ejlli shtoi: “Ta them unë, Balina Donaldit, ka mbajtur anën e Donaldit”.