Friday, July 19

“I ke frikë”/ Luizi debaton me Dea Mishel: Po manipuloni Nitën

Luiz Ejlli i ka thënë Dea Mishelit dhe Krist Aliajt se ata po manipulojnë Nita Latifin.

Ai ju drejtua Nitës duke i thënë se Dea do që Kristi të jetë në finale, e se Kristi do të jetë ai finalisti i katërt. Madje ai i tha Nitës se i ka frikë dy banorët.

Sipas Luizit, Dea u afrua me Nitën shumë shpejt pas debatit që kishin, duke e nxjerrë atë keq në sy të publikut, pasi kështu mund të mendohet se Nita krijoi një debat fiktiv.

Dea Mishel e mohoi këtë duke thënë se edhe ajo ka pasur situata të tilla ku ka debatuar me dikë e më pas e ka kaluar.

Luizi i tha Deas se ajo ndërhyri për të mbrojtur Kristin, ndaj dhe ai hyri në atë bisedë pasi kuptoi që ata ‘penalizuan’ Nitën.