Saturday, April 27

“Më pëlqen mënyra se si…”/ Ish-banorja e BB: Të gjithë do donim një partner si Luiz Ejlli

Ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili dhe gazetarja Jetona Koçibelli, të ftuara në “Wake Up”, kanë folur rreth banorëve të “BBV2”.

Gjatë bisedës Fjorentina ka shprehur se të gjithë vajzat, do donin një partner si Luizi, duke u bazuar tek sjellja dhe përkushtimi i tij që ka ndaj Kiarës.

Pjesë nga intervista:

Fjorentina Halili: Unë mendoj që të gjithë do donin të kishin një partner si Luizi, edhe unë që nuk është se kam empati për të.

Blendi Salaj: Ti s’ke empati, por do doje të kishe një partner si ai?

Fjorentina Halili: Me sjelljen, nuk më pëlqen si person, ku di un në paraqitje, në fizik, këto, por jo me sjelljen. Më pëlqen mënyra se si… Po kush është ajo vajzë që nuk do të puthësh te koka, faqja, buza, ti bësh kafen.

Neada Muçaj: Po mirë, meshkujt e bëjnë këtë, nuk e bën vetëm Luizi.

Fjorentina Halili: Jo se ka dhe nga ata që nuk e bëjnë jo. Kur je i martuar bëhen këto gjëra, ti Blendi e bën?

Blendi Salaj: E bëj, sigurisht që e bëj.

Fjorentina Halili: E pra se e ke mëngjes për mëngjes tek shtëpia. Është ai llafi që “kur je shkodran, tana i bën”. Ai i ka të gjitha, ka batutën, ka sjelljen.