Friday, July 19

“Po për Kristin nuk është turp”/ Deklaratat e Luizit për Efin, reagon Bora Zemani

Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka reaguar pas deklaratave të Luiz Ejllit për Efi Dhedhes, si ish-konkurrente e programit të dashurisë.

“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale”, nis Bora shkrimin e saj të postuar në rrjetin social “Instagram”, duke treguar më tej diferencës që bëhet mes vajzave dhe djemve, pasi dhe Kristi, tashmë konkurrent në “Big Brother VIP” ka qenë pjesë e një programi dashurie.

Nuk është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother, thotë moderatorja, duke iu përgjigjur akuzave të Luizit për “Për’puthen”.

“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si TURP eksperienca e saj në PP, si e vetmja “armë” për ta sulmuar, kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhë mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Për’puthen janë të vështira si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit, por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lenë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Për’puthen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Për’puthen, në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!“- shprehet Bora në reagimin e saj.