Wednesday, April 24

“Fejesa jote në kuadër të lojës”/ Si e ironizuan opinionistët Kiarën: Fjalët e tua nuk bien në tokë

Gjatë ‘Prime’-t të djeshëm ka pasur debate të forta si në shtëpinë e “Big Brother VIP” ashtu edhe në studio. Një përplasje ishte mes Kiara Titos dhe opinionistëve dhe ish-banorëve të pranishëm aty.

Kiara u mundua në një moment që të shpjegonte veprimet e Luiz Ejllit kundrejt vajzave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E këtu vetë ajo u përball me komente mjaft të ashpra si nga ish-banorët ashtu edhe nga opinionistët.

Kiara u shpreh se të gjitha komentet apo veprimet e partnerit të saj janë në kuadër të lojës. Më pas iu kthye opinionistëve duke iu thënë ‘se çfarë kanë me të që e komentojnë si brenda ashtu dhe jashtë shtëpisë së BB VIP’.

Këtu ndërhyri Zhaklin Lekatari, e cila i tha:

“Kam frikë për ty se mos çdo gjë është në kuadër të lojës. Mos edhe fejesa jote është në kuadër të lojës. Se një vajzë e edukuar nuk flet me hiperlativa, edhe me urdhërore, boll mos ma thuaj më”.

Nga ana tjetër, Arbër Hajdari tha që donte ta mbyllte ai këtë bisedë dhe me ironi iu drejtua Kiarës:

“Ke 100 për qind të drejtë, fjalët e tua nuk bien në tokë për asgjë. Na fal”.