Thursday, April 25

“Fituesi nuk ka aspak tipare të ngjashme me Ejllin”/ Pse nuk duhet ta fitojë BB VIP Luizi sipas Nitës

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë banorëve në lidhje me finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj.

Qetsor Ferrunaj si lideri i shtëpisë, i ndau ata në dyshe sipas dëshirës së tij. Më pas, në një vazo me gogla gjendeshin emrat e secilit prej tyre të shkruar në një letër.

Ata duhet të përzgjidhnin nga një gogël dhe në bazë të dyshes që ishin ndarë, për emrin që kishin përzgjedhur, do të argumentonin se përse nuk duhet që ai banorë të fitonte “Big Brother”.

 

Nita Latifi e cila ishte dyshe me Jori Dellin, i ra emri i Luiz Ejllit se pse nuk duhet të jetë ai fitues i këtij edicioni të BB VIP.

 

Sipas saj, këngëtari mund të jetë finalist por jo fitues, për shkak se nuk ka qenë vetvetja. Ajo ka thënë se Luizi ka hyrë me 5-6 karaktere nga jashtë.

për fituesin është me shumë rëndësi me u potencuar vlera njerëzore se kush je ti.

 

Një fakt tjetër është që e ka dënuar një banor tjetër për hir të dashurisë. Mendoj që në shumë raste Kiarën nuk e ka lënë të bëhet një lojtare, duke i imponuar lojën, duke i iu përzier në lojën e vet, duke i treguar se çfarë të bëjë. Thjesht në disa pika ajo ka qenë e cenuar prej personit që ka dashur më së shumti. Personi që e ka bërë të ndihet më keq dhe nuk e ka lënë me u shprehur ka qenë vetë Luizi.

 

Për finalist po, për fitues nuk kisha thënë që e meriton një person që të gjithë e dinë që fjalët më të rënda dhe jo të duhura, janë thënë prej tij. Ka bërë njerëz që të dalin nga vetja”, tha Nita.