Wednesday, April 24

Kiara ka një mesazh për të gjithë pas daljes nga shtëpia e BBVIP

Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Teksa ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku thekson unazën me të cilën Luizi i propozoi për martëse gjatë spektaklit, Kiara falenederon publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP.

Ajo shprehet se u gëzua aq shumë nga propozimi sa harroi çdo mërzitje dhe dhimbje që mund të kishte kaluar më parë.