Do të takohet me mamanë e Luizit këto ditë/ Ja si pergjigjet Kiara

Do të takohet me mamanë e Luizit këto ditë/ Ja si pergjigjet Kiara

Nata më emocionuese që ka përjetuar ndonjëherë, ishte e shtuna në mbrëmje për Kiara Titon që mori propozim për martesë nga Luiz Ejlli në “Big Brother VIP 2”.

Kiara mori propozimin krejt papritur pasi Luizi, i cili nmë parë nisi një shkaka, duke u sjell ftohtë me moderatoren dhe madje duke i folur për ndarje. E gjitha ishte një shaka para surprizës së madhe.

Gjatë “Prime-t” të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.

Shiko SHQIP IPTV

 

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

 

Por, si e imagjinon Kiara ditën e dasmës?

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.

 

Ajo thotë se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.

 

“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri:

 

“Normal që do ta takoj”.

 

Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.

Big Brother VIP Lifestyle