Thursday, May 2

U bë virale në rrjet/ Tea flet për pëlqimin ndaj Luiz Ejllit: E shihja me adhurim kur…

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, tek E Diell, Tea Trifoni ka pranuar se e ka parë me adhurim Luizin vetëm kur ai këndonte, duke mohuar kështu pëlqimin që ajo kishte për të.

Madje ka përmendur edhe kërcënimet që ka marrë nga fansat e Luizit. Tashmë nuk ka më kërcënime, por dëgjon shpesh fëmijë në lagjen e saj kur këndojnë për Luizin.

Tea Trifoni: Mendoj që nuk është për mua futja për herë të dytë. Unë herën e parë nuk e përballova mirë, kështu që herën e dytë nuk do e…

 

Ronaldo Sharka: Ta them unë përgjigjen, nuk do futej se nuk do e përballonte dot shikimin me Luizin.

 

Tea Trifoni: Unë e shikoja me admirim atë në momentin që këndonte dhe këto janë keqinterpretuar.

Ronaldo Sharka: Vetëm në momentet kur këndonte Luizi?

 

Tea Trifoni: Vetëm momentet që këndonte.

 

Ronaldo Sharka: Po kur flinte gjumë?

Tea Trifoni: Pse e ka ruajtur njeri kur flinte gjumë?

 

Ronaldo Sharka: Deklarata jote bëri shumë bujë që ke marrë kërcënime nga fansat e Luizit, ti ke qenë me motrën tënde në makinë, të kanë përndjekur e kështu gjërash, a vazhdon merr ende kërcënime?

 

Tea Trifoni: Edhe sot kur po vija këtu, sapo zbrita nga shtëpia, po më priste makina poshtë… Jo kërcënime nuk kam marrë, ishte një grup fëmijësh e këndonin, “o Luiz, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.