Tuesday, May 21

Luizi ka një përgjigje për banorët që po përpiqen ta sulmojnë: Jeni një tufë lepurushash!

Që ditën e parë që hynë në shtëpinë e “Big Brother Vip” Luizi e kuptoi se një pjesë e banorëve të rinj do ta sulmonin në vijim.

Konkretisht Fotinia dhe Qetsori. Së fundmi teksa ndodheshin të ulur së bashku në oborr, këngëtari ua ka bërë të ditur se sado të mundohen të gëhen grupe për ta sulmuar për të sërish mbeten një “tufë lepurushash”.

“Nëse ti bëhesh grup, je duke ma bërë ti me tendencë. Po më hyn në hak. Se nuk je i fortë vetëm. Se je thjesht një lepurush që do me u bashkuar me tufën,”-ka shtuar Luizi për të gjithë ato që bëhen grupe për ta sulmuar.

Olta Gixhari gjithashtu duket se ka marrë “hov” nga hyrja e Qetsorit në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ky i fundit duket se është afruar shumë me aktoren pasi kanë të njëjtën shenjestër “Luizin”.

Teksa kanë qenë në kuzhinë ata janë përpjekur të ngacmojnë këngëtarin, i cili po kalonte pranë tyre.

“Je bërë qengj o Luiz. Po ku paske qenë, se të ka ikur ngjyra e fytyrës,”-është shprehur Olta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *