Thursday, March 28

“Boll më quajte mashtruese”/ Kiara s’mban nervat ndaj Efit: Kam dhe unë një zemër që po më plas…

Marrëdhënia e Luiz Ejllit me Efi Dhedhes duket të ketë qenë e komplikuar prej disa ditësh.

Këngëtari i njohur i ka thënë në sy Efit se ajo ka luajtur rolin e viktimës ndaj u zgjodh si e preferuara e publikut. Jo vetëm kaq, pasi ai i tha se do bëjë ç’të ketë në dorë që ta nxjerrë keq, në mënyrë që në finalen e madhe të shkojë partnerja e tij, Kiara Tito.

Lidhur me këtë, Kiara u shpreh se i ka thënë Luizit që në finale do të shkojë ajo që e meriton.

 

Gjatë ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme, moderatorja u shpreh se gjatë kësaj jave ka qenë e mërzitur për ndryshimin që kanë pësuar të tre. Sipas Kiarës, nëse nuk do kishte në krah Luizin, Efi nuk do e falte për debatin që kanë pasur.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Sepse në momentin që të kthehet Luizi, ti i flet shumë butë, kurse mua më thua ‘nuk di të lidhësh dy fjalë’. Boll se nuk mundem më

 

Efi: Me njerëzit që i konsideroj kam një mënyrë komunikimi, me njerëzit që nuk i konsideroj kam një tjetër mënyrë. Kiara më mërziti. Para se të hynim, unë mendoja se do hynim ato që kishin dalë më para, jo ato që kishin dalë së fundmi. Kiarën e kam telefonuar dhe e kam pyetur ‘a ke nevojë ndonjë gjë nga unë’ e më ka thënë ‘kam besim te ti’

 

Kiara: Kush e ka telefonin tim ta nxjerrë bisedën. Nuk të kam thënë kam besim, por ‘shko pa merak, bëj lojën tënde

 

Efi: Nuk kam se si ta vërtetoj

 

Kiara: Boll e quajtët Kiarën mashtruese, boll se edhe Kiara ka një shpirt, një zemër që po plasë