Friday, April 19

“Shih si po dridhem”/ Kiara e mërzitur me Efin, Luizi e pyet: U ke thënë shoqeve ‘le të p*rdhet nëna jote?’

Pas një debati të fortë që pati me Efi Dhedhes, Kiara Tito ka shpërthyer në lot. Teksa pranë kishte partnerin e saj, Luiz Ejlli, ajo shprehet se Efi ‘nuk e hedh dot poshtë në sy të të gjithëve’.

Ajo shprehet se e ka mbajtur afër Dhedhes dhe e ka konsideruar. Teksa po i dridhej trupi, Kiara shton se ‘i ka arritur nervi në një pikë që nuk mban më’.

Pjesë nga biseda:

 

Kiara: Po boll o Lui, për Zotin

Luizi: Ç’ke?

Kiara: Si ç’ke? Të më vënë fjalë që nuk i kam thënë asnjëherë

 

Luizi: Edhe?

 

Kiara: Nuk më hedh dot në sy të të gjithëve, e pastaj të rri e mërzitur. Për ça po mërzitesh?

Luizi: Ku qëndron problemi?

 

Kiara: Më vjen shumë inat, kaq. E kam mbajtur afër, e kam konsideruar. Shih si po më dridhet trupi. Rrallë bëhem me nerva, po kur më shkon nervi këtu do të thotë se ka arritur në një pikë që nuk duron dot më

 

Luizi: A ke shoqe ti jashtë?

 

Kiara: Kam shoqe

 

Luizi: A ke thënë ndonjëherë ‘le të p*rdhet nëna jote?’

 

Kiara: Jo, nuk e kam thënë

 

Luizi: Mbaroj pra, pse e zgjat. Është finalja

 

Kiara: Ça i bëra unë, ça i bëmë ne? E kemi hedhur poshtë jo? Edhe mua më ke qëndruar ftohtë në fillim.