Friday, April 19

Vis Martinaj ka nisur hakmarrjen?! Eksperti: Është gjallë, grupi i tij po fillon…

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, deklaron se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë gjallë për aq kohë sa nuk ka një viktimë.

Softa u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale, vendosje e tritolit në banesën e babait të Leonard Dukës, apo edhe ajo në Don Bosko, nëse vërtetohen se janë bërë në shenjë hakmarrje nga grupi i Martinajt, atëherë kemi një gjallërim të këtij grupit.

“Për aq kohë sa nuk ka viktimë unë e konsideroj Martinajn gjallë. Për aq kohë sa grupet e Martinajt apo personat rreth tij kryejnë atentate, nëse edhe kjo e fundit vërtetohet që ka përfshirje të këtyre personave do ta lidhim edhe me ngjarjen në Don Bosko kur sulmi ishte me autorë kundërshtar të grupit të Martinajt, atëherë tregon se ka një gjallërim të grupit të Martinajt dhe ose ky grup drejtohet nga ai ose nga persona të tjerë.

Por ato janë sulme që vijnë për shkak të aktiviteteve të paligjshme që kanë bërë, por sidomos për hakmarrje”, u shpreh Softa.