Thursday, April 18

Ëndrra e Luizit është bërë realitet, ja cila është!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme teksa ka ndenjur në oborr me Kiarën dhe disa banorë të tjerë, Luizi është shprehur se një nga ëndrrat e tij është bërë realitet dhe është momenti që ai po kalon me Kiarën.

Kam ëndërruar këtë moment. Por ka filluar bëhet i shpeshtë. Nuk është më ëndërr, është realitet…”

Ndërkohë, Luizi ka komentuar nominimin e sotëm dhe ka bërë hipoteza lidhur me eleminimin. E një ndër personat që mund të eleminohet mbrëmjen e sotme është edhe Jori.