Thursday, March 28

“Çohu moj dil”/ Nxehen gjakrat në shtëpinë e BBV, Efi demaskon lojën e Luizit: Ke dëshirë të ndikosh tek…

Duket se Luizi e ka harruar shoqërinë që ka patur me Efin dhe nisur nga “sinjalet” e Kiarës ka filluar ta sulmojë.

Në një debat që ka patur dyshja në ballkon, Luizi e ka përgëzuar efin për lojën që është duke luajtur. Sipas tij Efi po përdor “kartën” e viktimës por në një tjetër formë nga çfarë e kanë përdorur banorët e tjerë.

Ndërkohë që në debat e sipër, Luizi I ka treguar derën Efit, teksa e ka nxitur që të dalë nga shtëpia.

 

Pjesë nga biseda:

 

Luizi: Çohu moj dil siç dalin të gjithë

Efi: Po nuk më intereson ore të dal. Ajo që dua të them unë është që unë nuk përdor çdo lloj forme për t’i nxjerr jashtë banorët.

 

Luizi: Unë e di ça forme po përdor dhe unë të heq kapelen bravo të qoftë. Njerëzit jashtë të shofin ndryshe, Nita shikon ndryshe…

 

Efi: Zëri jot ka dëshirë të ndikojë tek ata njerëzit jashtë, për ta menduar ashtu si do ti. Por nuk po më intereson fare, sepse kjo është mënyra e lojës time.

 

Luizi: Si lojtare bravo të qoftë. Unë nuk po të bëj presion, as po të them ‘kur të dal jashtë…’.