Friday, March 29

Luizi kërkon sërish arsyen e largimit të Bledit: Erdhi si burracak

Luiz Ejllit nuk i mjaftoi vetëm mbrëmja e kaluar për tu sqaruar me banorët për daljen e tyre nga burgu, por edhe mëngjesin e sotëm sapo u ngrit nisi sërish të fliste për këtë situatë.

Ai e pyeti Qetsor Ferrunajn që si ndodhi që Bledi Mane kërkoi daljen dhe nëse ai kishte folur fillimisht me ato, apo nëse e kishte komunikuar shqetësimin e tij në dhomën e rrëfimit.

Gjatë bisedës, Qetsori u përpoq që të ruante misionin që Vëllai i Madh i përcaktoi atij, Dea Mishel, Bledit dhe Krist Aliajt mbrëmjen e kaluar.

Qetsori tha se Bledi nuk po e përballonte dot më qëndrimin aty dhe se fillimisht e komunikoi në dhomën e rrëfimit vendimin e tij për të dalë.

Luizi sërish tha se Bledi hyri si burracak dhe si legen në shtëpi.