Rama iu nënshtrua operacionit, mjeku tregon se kur do të lërë spitalin

Rama iu nënshtrua operacionit, mjeku tregon se kur do të lërë spitalin

Kryeministri i vendit  i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza “.

Ai është paraqitur në urgjencë pak pas mesnatës të së dielës me apendicit akut dhe pasi i janë bërë ekzaminimet e duhura është vendosur për ndërhyrje kirurgjikale, e cili është kryer në orën në orën dy të mëngjesit të së hënës.

Kjo ndërhyrje është kryer me laparoskopi, çka i jep mundësi rikuperimi në një kohë me të shkurtër.

Shiko SHQIP IPTV

Madje mjekët thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund të dalë brenda 24 orëve nga spitali.

Shefi i shërbimit të Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata: Ishte një apendicit, u pa u plotësuar të gjitha ekzaminimet në QSUT, u bënë ekzaminimet imazherike dhe u mendua që duhej operuar, operacioni u krye me laparoscopi rreth orës 2 të mëngjesit, shkoi mirë, gjendja është stabël, e mirë, pa temperaturë, pa ndonjë problem, sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, besoj që brenda 24 orëve ndoshta mund të largohet.

Koha e rikuperimit total?

Gjata: Zakonisht është e shkurtër koha e rikuperimit 2-3 ditë.

Do duhet kujdes i shtuar duke qenë se është edhe fushatë?

Aktualitet