Thursday, April 25

Ronaldo përplaset me Luizin: Kush je ti të më urdhërosh, s’çohem! (VIDEO)

Ronaldo i kërkoi banorëve që dikush t’i bëntë një makiato, pasi ai vetë nuk di ta përgatisi. Elvisi i tha se nuk e bën dot, ndërsa Kiara i tha atij të shkojë të pastrojë dhomën, e më pas do ia bëjë makiaton.

Të njëjtën gjë i tha edhe Luizi, por nga ky i fundit ai e mori si urdhër. Ronaldo i tha Luizit se ai nuk është askushi ta urdhërojë atë që të bëjë diçka.

Teksa të gjithë banorët i kërkuan Ronaldos të pastronte shtëpinë, që ai bëri me miell, ky i fundit refuzoi.

Kristi doli garant që të pastronte shtëpinë, ndonëse nuk u mor seriozisht nga banorët, pasi sipas tyre, Kristi nuk bën punët e veta.