Saturday, April 27

Kristi debaton me Luizin: Skuth, ordiner, mashtrues

Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin, ku ky i fundit mendon se këngëtari është ‘skuth dhe mashtrues’.

Sipas tij, dy ditë përpara se në shtëpinë e “Big Brother VIP2” të futeshin Efi Dhedhes, Kiara Tito dhe Bledi Mane, ata të dy ishin shokë, ndërsa tani ai thur plane me Efin.

Luizi i tha Kristit se që kur ka nisur Big Brother e deri më tani, ai nuk ka bërë asnjë plan me Efin, jo vetëm për të, por për askënd.

 

Kristi i tha Luizit se ai u tregua skuth, kur i përmendi atij nominimin dhe se një gjë të tillë, ai nuk e kishte bërë asnjëherë me atë.

Gjatë debatit mes tyre, u përfshi edhe Efi. Ajo i kërkoi Kristit që të mos e përmendë farë atë dhe se ai nuk ka ekzistur fare në shtëpi, në kohën kur ajo ishte pjesë e saj.