Flet babai i Kiarës: Ka qarë 3 ditë rresht, jam prekur

Flet babai i Kiarës: Ka qarë 3 ditë rresht, jam prekur

Kiara është shfaqur shumë ndryshe në publik, pas rikthimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe kjo duket se unk i ka pëlqyer publikut të cilët e kanë komntuar negativisht.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka qenë ditën e sotme babai i moderatores, Arben Tito, i cili deklaroi se është shumë i prekur nga komentet që i vinë për vajzën e tij. Ai ka deklaruar po ashtu se nuk ëhstë dakord me komentet e opinionistëve, të ciëlt sipas tij e paragjykojnë Kiarën

“Unë jam prind, jam shumë i prekur për shumë gjëra. Kiara është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Aty u dha një pjesë e videos dhe askush nuk mudn ta kuptonte se çfarë ishte thënë. Jam i lumtur që ato u pajtuan. Dhe kur fola me Kiarën i thashë merre Efin ne telefon, po tha e mora folëm. Prandaj unë nuk e kuptoj pse u bë kjo situatë kshtu, pse degjeneroi.

Shiko SHQIP IPTV

 

Jam prekur sepse janë dhe komentet. Këtij formati duhet t’i ndryshojnë emrin, ta quajnë ‘Lufta Civile’, jo ‘Big Brother’. Populli ka të drejtën e vet se kanë telefonat, e paguajnë vetë dhe mund të flasin, të shajnë. Por sipas meje prirjet e popullit i vendos dikush tjetër. Janë njerëz që po bëjnë gjykatësin, ose më saktë paragjykojnëe veprimet e të tjerëve. Unë e kam me opinionistët.

Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një formati njëjtë do ishte përjashtuar. Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argumetn tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë.

 

Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar. Të të pyes ty Bieta, do të të vinte inat që i dashuri yt të fitonte.” – tha Arben Tito.

Ai ka zbuluar se Kiara pas daljes ka kaluar 3 ditë duke qasrë dhe ishte shumë e ngarkuar nga komentet e njerëzve.

Kiara ka qarë për 3 ditë pas daljes. Ka qenë shumë e rezervuar për të folur. Më tha që ka mundësi për tu futur prapë se do bëhet një votim. Vetëm qante, më thoshte nuk e dija çfarë të bëja. Unë i thashë analizo çfarë gabimesh ke bërë, në fund del që nujk ka bërë asgjë. Nuk ka ngacmuar njeri, nuk i ka vënë njeriu shkopinj nën rrota. Ajo ishte shumë e ngarkuar. Kiara me njerëzit që nuk i do thejsht i injoron. Aty brenda nuk ka mundësi. Unë i them të gjithëve ta mendojnë sikur e kanë vajzën e tyre. Lërini ta shijojnë atë Big Brother aty brenda.”- tha ai.

Big Brother VIP