Kiara dhe Luizi nën çarçafë, Qetsori nuk duron më dhe çohet nga krevati

Kiara dhe Luizi nën çarçafë, Qetsori nuk duron më dhe çohet nga krevati

Kiara Tito është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP2” me një sjellje shumë ndryshe. Të paktën kështu e kanë komentuar thuajse pjesa më e madhe e banorëve, të cilët e kanë konsideruar dhe ‘sjellje arrogante’.

Personit që i pëlqen ky ndryshim i moderatores është sigurisht Luiz Ejlli, me të cilin qëndron shumë pranë, ndryshe nga para se të eliminohej nga BB VIP.

Nëse më përpara nuk e duronte dot gërhimën e këngëtarit, sapo i rikthye ajo vendosi që të bashkonte dy krevate që të flinin bashkë. E sigurisht që nuk mungojnë as puthjet e përqafimet nën çarçafë.

Shiko SHQIP IPTV

Madje duket se kjo situatë nuk e durojnë banorët. Së fundmi, teksa Luizi dhe Kiara ishin të shtrirë në krevat dhe ishin të mbuluar tërësisht, Qetsori është çuar nga krevati i tij.

Big Brother VIP