Bledi Mane nuk i ka ndaluar ngacmimet kundrejt Krist Aliajt, ndërsa siç e kanë thënë të dy, me njëri-tjetrin kanë mendime të kundërta, ndaj krijohen përplasje të herë pas hershme.
Sipas Bledit, Kristi u trembet shumë nominimeve dhe nëse ai shkon në televotim me Kiara Titon dhe Efi Dhedhes, atëherë ai do e humbasë fare, me nënkuptimin që do e lëshojë lojën.
Ai shtoi se ka patur raste kur në shtëpi kanë ndodhur bullizime, kërcënime e intimidime dhe në asnjë rast Kristi nuk është përfshirë apo të ngrejë zërin, për shkak se i trembet nominimit.
Kristi zgjodhi ta injoroi Bledin dhe thuajse gjithë kohën qeshte, ose thonte “Po, po”, për ta anashkaluar situatën. Ai u shpreh se ka qenë në nominim 10 herë, duke kundërshtuar argumentin e Bledit.
Ky i fundit tha se Kristi është strukturuar vetëm të helmojë, të poshtërojë dhe të bëjë prapaskena brenda në shtëpi.