Thursday, April 25

“A ka qenë ish-e dashura e Luizit?”/ Shoqja e Jorit zbulon sekretin e dy banorëve të BB VIP

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisi të bëhej kurioz se si njiheshin.

Madje fansat e tyre kanë aluduar gjithashtu se ata mund të kenë qenë të lidhur. Por këtë kuriozitet e ka hequr personi që menaxhon profilin e “Instagram”-it zyrtar të modeles.

Mikesha e Jorit, e cila merret me rrjetin social të saj, ka bërë së fundmi një pyetësor, ku ndjekësit kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.

E një nga këto pyetje lidhet pikërisht me deklaratën që bëri këngëtari i njohur.

“A ka qenë Jori ish-e dashura e Luizit?!”, ishte pyetja që dikush ngriti.

“A ka qenë ish-e dashura e Luizit?”/ Shoqja e Jorit zbulon

“Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen e bënë për lojë për banorët”, është përgjigja në profilin e “Instagram”-it zyrtar të Jorit.