Saturday, April 20

Atentati me tritol në Shkozet/ Artan Hoxha ngre dyshime: Ata që merren me “fushatën fituese”…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Shkozet të durrësit, ndaj Aldi Mustafës.

Artan Hoxha ka shkruar lidhur me ngjarjen në rrjetet e tij sociale, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur për shkak të fushatës elektorale.

“Për ne qe pime vetem kafe turke, Stambolli eshte vendi ideal për ta shijuar nje turke per merak… Tritol te mbare andej… Me falni, desha te them “jave te mbare andej nga ju”… E di se ata qe merren me “fushaten fituese”, do thone:”Epo gjera qe ndodhin” !!! Ishallah paçi fat, te gjendeni sa me larg shperthimit…,“-shkruan Hoxha në postimin e tij.

Shënjestra e atentatit në fjalë ishte ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volksëagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime.